Tirana nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 përballë Alesundit në ndeshjen e parë në Europa League për turin e dytë para eleminatorë. Për ekipin bardheblu ka shënuar sulmuesi Mirel Çota, ndërsa për miqtë ka barazuar në minutën e 57’Stewart. Ndeshja ka nisur shumë mirë për 24-herë kampionët e Shqipërisë që tentojnë të shënojnë me Çotën, por ky i fundit zihet në pozicion jashtë loje tre herë brenda pak minutave. Megjithatë vrulli bardheblu nuk ndalet, Lika dhe Taku nga krahët sulmojë pa pushim. Ilion Lika hedh një top të gjatë për sulmin që zotërohet mjaft mirë nga Taku, i cili pason për Çotën që godet fluturimthi drejt portës duke dërguar topin në rrjetë. Goli ngre në peshë tifozerinë bardheblu në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”. Në pjesën e dytë në minutën e 45’ Alesundi barazon me Steëart në minutën e 57’. Më këtë rezulat është mbyllur e gjithë ndeshja.