Tirana pa makina nis nga… fëmijët 
 Veliaj: Ky, qyteti i ëndrrave tona

Tirana pa makina nis nga… fëmijët <br /> Veliaj: Ky, qyteti i ëndrrave tona
TIRANË - Kultura për një qytet të pastër dhe ekologjik nis nga më të vegjlit duke i edukuar ata që të përdorin sa më shumë biçikletat, e për këtë arsye java evropiane pa makina ka nisur të ndihet dhe në Tiranë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili prej tri ditësh i është bashkuar kësaj nisme ka shoqëruar sot fëmijët në një aktivitet pedalimi ku është shprehur se Bashkia do ta risjellë më shpesh këtë shembull.
 
“Sot kemi një aktivitet ekskluziv që të sigurohemi që dhe më të vegjlit që ndoshta janë rritur në një gjeneratë të betonit edhe nuk kanë mësuar biçikletat të kenë mundësi që të kenë për pak minuta qytetin në dispozicion. Është një mënyrë se si ne duam ta kthejmë në traditë ndoshta një herë në muaj ose 4-5 javë ne të kemi një ditë totalisht pa makina. Një qytet ku secili shkon nga kafja në kafe me makinë nuk është qyteti i ëndrrave tona, ky është qyteti i ëndrrave tona”, - tha Veliaj.

Përfaqësuesi i Ecovolis Eneid Mato por dhe fëmijët duken tepër entuziastë për frymën e re të pedalimit që ka nisur të prekë Tiranën.
 
Dhjetëra prindër e fëmijë pedaluan nga Pallati i Kongreseve deri në qendër të Tiranës për të dhënë shembullin e tyre por edhe për t’iu bashkuar javës pa makina.
 
veliaj me biciklete
pedalimi
pedalimi

E gjithë kjo javë do të jetë e mbushur me aktivitete të cilat do të arrijnë kulmin në 22 shtator ku e gjithë Unaza e Vogël e Tiranës do të jetë e bllokuar për makinat duke qenë kështu në shërbim të çiklistëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve