Dekori i kryeqytetit këtë 100-vjetor të Pavarësisë, është thuajse identik me dekorin e një viti më parë. Ndonëse këtë vit bashkia e Tiranës, ka një buxhet të majmë prej 66 milionë lekësh të reja dhe ka premtuar një dekor madhështor, i vetmi ndryshim që vihet re deri më tani në zbukurimin e kryeqytetit janë vetëm stemat me logon e Pavarësisë.
Nëse një vit më parë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, u mbush me shirita kuq e zi, të lidhura me stemën e bashkisë dhe atë të Republikës, këtë vit gjithashtu bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është veshur me po të njëjtët shirita kuq e zi, por stema e bashkisë është zëvendësuar me logon e 100-vjetorit të Pavarësisë. Një tjetër ndryshim që vihet re në dekorin e deritanishëm të kryeqytetit, janë edhe shtyllat e ndriçimit përgjatë bulevardit, që janë veshur me adesiv, kuq e zi. Ndonëse bashkia e Tiranës ka premtuar dekorim në çdo rrugë kryesore dhe shesheve të saj, të paktën deri më tani, është bërë vetëm veshja me shirita kuq e zi e shtyllave të ndriçimit në disa pjesë të saj dhe vendosja e logos së pavarësisë dhe stemës së Republikës.
Po ashtu, shqiponja e madhe që një vit më parë u vendos tek shatërvani te Zogu i Zi, është rivendosur edhe këtë vit. Nëse një vit më parë, Pallati i Kulturës u dekorua me një flamur të madh në njërin cep dhe me deklaratën e pavarësisë në cepin tjetër, si dhe një tjetër flamur që ngrihej mbi një shtyllë mbi lartësinë e pallatit të Kulturës, këtë vit në këtë pallat, janë vendosur flamuj të mëdhenj dhe logoja e pavarësisë në çdo kolonë të saj. I vetmi ndryshim i dukshëm që vihet re këtë vit, janë disa kolona metalike, kuq e zi, të vendosura në sheshin “Skënderbej”, përballë bashkisë së Tiranës.
Ndërsa flamujt e mëdhenj në fasadat e bllokut të ministrive dhe institucioneve të tjera të rëndësishme, kanë filluar e duken dhe janë po të njëjtët që u përdorën edhe një vit më parë. Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës, kanë dyshime të forta për mënyrën se si po përdoret ky fond. Madje ata na thonë se gjatë mbledhjes së sotme të këshillit bashkiak, dekori i Tiranës do të jetë një nga pikat ku ata do të këmbëngulin që Lulzim Basha të japë llogari, pasi ata pretendojnë se çdo gjë po zhvillohet në fshehtësi të plotë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com