Tirana barazoi 1-1 me Dinamo Batumin e Gjeorgjisë në ‘Air Albania’. Sfida vlente për turin e parë të Conference League, teksa u zhvillua në praninë e afro 6 mijë tifozëve, edhe pse temperaturat në kryeqytetin shqiptar këtë mbrëmje i kalonin 33 gradë Celsius.
Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, teksa fraksioni i parë i lojës nuk pati shumë zhvillime. Do duhej minuta e 66 e ndeshjes që miqtë të kalonin në avantazh. Pas një aksioni nga e djathta e sulmit, Bidzinashvili asistoi bukur për shokun e skuadrës që shnëoi nga pranë portës.
Menjëherë pas golit të pësuar, Tirana rrezikoi me Lushkjan dhe Hasanin, por pa gjetur golin. Pesë zëvendësimet e Shehit dhanë rezultat dhe asisti i Përgjonit në të 90+3 u shfrytëzua mirë nga Lushkja që devijoi me kokë për golin e barazimit, duke dërguar në festë tifozët.
Tanimë fati i kualifikimit do vendoset pas një jave në Gjeorgji, me ndeshjen e parë që përfundoi 1-1.