Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League

Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League

Tirana 0-1 Torpedo

ELBASAN – Tirana u mposht 0-1 nga Torpedo Kutaisi i Gjeorgjisë në ndeshjen e dytë kualifikuese të Conference League dhe është jashtë këtij kompeticioni. Barazimi 1-1 një javë më parë në Gjeorgji nuk i ka mjaftuar djemve të Bledi Shkëmbit që të vijojnë aventurën evropiane.

Ndeshja u vendos nga goli i Johnsen vetëm pas tre minutave lojë, me prapavijën bardheblu që la për të dëshiruar. Edhe pse kryeqytetasit kishin mbështetjen e tifozëve, forca nuk ishte e duhura për ta dërguar topin në rrjetë dhe ndeshjen në shtesë.

Kështu, Tirana është jashtë Evropë dhe do kërkojë që revolucioni në ekip t’i shërbeje për kampionatin në sezonin e ri që nis më 18 gusht 2024.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria presion Arben Shehut të KLSH sepse denoncoi Ilir Beqjan

Spahiu: Qeveria presion Arben Shehut të KLSH sepse denoncoi Ilir Beqjan