Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti që do mbahet në Sheshin “Skenderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.
Teksa shpreh mbështetjen për kauzën, Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se në këtë qytet të gjithë “biem e ngrihemi bashkë”.
“Në këtë qytet biem e ngrihemi bashkë! Do jemi aty për gjithë bashkëqytetarët tanë për solidaritet e mbështetje”, shkruan Veliaj.
Ne nuk solidarizohemi per te mbrojtur te drejtat tona dhe per te tjeret shkojme si barbona sa turp eshte
PërgjigjuEshte nje menyre per te deshmuar se ata qe protestojne per te drejta dhe liri jane nje "pakice" mizerje qe manipulohet nga "armiqte". Kurse ata qe do shkojne dhe ne krye do kene surretrit e Velise me shoke jane "vete jeta dhe e verteta".