'Tirana të ndahet nga Shkupi', media greke: Burime diplomatike konfirmojnë se Shqipëria do përballet në Bruksel me veton e Greqisë

'Tirana të ndahet nga Shkupi', media greke: Burime diplomatike konfirmojnë se Shqipëria do përballet në Bruksel me veton e Greqisë

Greqia ka paralajmëruar se do të vendosë bllokadë ndaj Shqipërinë për të avancuar me integrimin europian për shkak të çështjes Beleri, por testin do ta japë nesër në samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Bruksel. 

Gazeta greke Kathimerini, duke cituar burime diplomatike nga Brukseli thotë se "kanë konfirmuar lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, e cila nuk do të dakortësohet në vijimin e progresit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit".

"Nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pa progres për çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri", shkruan gazeta referuar burimeve.

Sipas kësaj gazete “Këshilli Europian për çështje të Përgjithshme ka diskutuar për zgjerimin, përfshi mundësinë e ndarjes së  proceseve integruese të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.”

Ndërkohë Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka qenë i qartë gjatë me Greqinë duke i thënë se nuk duhet të kijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. Stano thekson se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit. Qëndrimi i Greqisë është quajtur i papranueshëm edhe nga Berlini zyrtar.

Ndonëse Greqia ka paralajmëruar se do të vendosë bllokadë për Shqipërinë, nëse kjo do të ndodhë vërtet, kryeministri Rama është shprehur më herët se do të kthehet nga Brukseli më i motivuar se kurrë për ta çuar Shqipërinë në vendin që i takon. Rama tha në Kongresin e PS se ka gjetur dhe celësin e përafrimit të 4 mijë ligjeve me legjislacionin e BE. Ai u shpreh se kjo do të realizohet përmes inteligjencës artificiale, pas një bisede me krijesën e ChatGPT, vlonjaten Mira Muratin. Kësisoj kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipërisë nuk mund t’ia pengojë asnjë shtet për interesa politike, integrimin në familjen Europiane. Rama është nisur sot drejt  kryeqytet belg për të marrë pjesë nesër në samit i cili i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për fatin e hapjes së kapitujve të negocimit për vendin tonë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë