Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës në kategorinë superiore, mes të cilave spikat ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë që do të zhvillohet në stadiumin 'Selman Stërmasi' Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00. Në prag të ndeshjes trajneri i ekipit të Tiranës, Nevil Dede ka dalë në një konferencë për mediat duke theksuar gjendjen e ekipit para ndeshjes.

Sipas trajnerit të Tiranës media nuk ka ndikuar pozitivisht duke sjellë tension në ekipin bardheblu. Ndeshja do të jetë mjaft e rëndësishme për ekipin e Tiranës dhe Vllaznisë, pasi humbja do të nxjerrë njërin nga të dy ekipet plotësisht jashtë luftës për zonën e Evropës , pasi aktualisht ndodhen pranë njëra tjetrës me nga 36 pikë secila.

Dede thekson se nëse do të luhet drejt do të kapet Evropa. Për mediat ka folur edhe futbollisti i ekipit të Tiranës, Gilman Lika, i cili ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të luajë me ekipin e Vllaznisë, por tani është futbollist i ekipit të Tiranës dhe do të mendoj për t'i dhuruar fitoren ekipit bardhelu.

Lika ka besim se Tirana do të arrijë zonën e Evropës deri në fund nëse do të luhet drejt nga të gjitha ekipet. Por të sigurt janë edhe në Shkoder se do të mposhtin ekipin e Tiranës duke mos i humbur shpresat për kualifikimin në Evropë. Në stadium pritet që të jenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh nga të dy ekipet për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)