‘Tirana Youth Run’, kampionati që mblodhi 400 atletë! Pjesë e garës të rinjtë nga e gjithë Shqipëria,12-vjeçarja: Dua të jem si Luiza Gega  

 “Tirana Youth Run” është gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë në vend, për moshat nga 8 deri 18 vjeç. Në aktivitetin e mbajtur në pistën e re të Atletikës, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga e gjithë Shqipëria. Mes emocionesh njëra prej tyre rrëfen ëndrrën për t’ui bërë sio Luiza gega.

Roa është 12 vjeç, dhe sot përjetoi një lumturi shumë të madhe për të cilën punon prej 3 vitesh. Zuri vendin e parë në një prej disiplinave në garën më të madhe të atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç “Tirana Youth Run”.

E emocioniar, Roa tregon se një ditë do të bëhet si idhulli i saj Luiza Gega.

“Kam 3 vjet që merrem me vrap. Profesori më ka ndihmuar. Jam ushtruar shumë për këtë vend. Ushtrohem çdo ditë. Ushtrohem nga ora 4 deri në 5;30. Dua të bëhem si Luiza Gega”, tha Roa.

Në këtë aktivitet, të mbajtur në pistën e re të Atletikës te Liqeni Artificial, ku morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë vendi ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, të cilët thanë se këto investime po nxiyën edhe më shumë nga kërkesat e prindërve.

“Kampionia jonë e Europës Luiza Gega nuk ka pasur një pistë të tillë, madje i duhej të shkonte në Elbasan, disa herë në Kenia, në Bullgari, disa herë është stërvitur jashtë, ashtu si Izmiri, sepse nuk i kemi pasur këto mundësi. Kjo do të thotë se mund të bëhesh kampion, mund të jesh i shpejtë, apo e shpejtë, mund të jesh më i miri apo më e mira, pavarësisht kushteve, ama kur i kemi edhe kushtet, është pak më e lehtë. Unë besoj se nuk ka nevojë të bëjmë ato sakrifica që Luiza, Izmiri, Taulanti e shumë të tjerë i kanë bërë, duke shkuar kilometra të tërë. Sot i kemi mundësitë, që ashtu siç kemi nisur në Tiranë, ndoshta edhe me bashkitë e tjera, mund të vijojmë me pista të tilla,” tha Veliaj. 

Për presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës Taulant Stërmasi, këto aktivitete synojnë zbulimin e talenteve të reja..

“Jemi në pistën olimpike të atletikës, e cila është vetëm për sportin e atletikës. Para 3 vitesh kjo hapësirë ishte një moçal. Sot jemi në një impiant supermodern”, u shpreh trajneri Taulant Stërmasi.

“Tirana Youth Run”, synon që të organizohet çdo vit dhe pjesëmarrja të jetë më e lartë.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës