Tirana zgjohet e zbukuar me
lule nesër Dita e Verës

Tirana zgjohet e zbukuar me <br />lule nesër Dita e Verës
TIRANE-Nesër festohet Dita e Verës, por Tirana që sot është zgjuar me lule. Bulevardi kryesor gjatë ditës së nesërme do të pushtohet nga ballokumi tradicional i ditës së verës, ndërsa sot zbukurimet dekorative me lule, ndonëse artificiale, kishin përcjellë atmosferën e ditës së verë.
Bulevardi kryesor i Tiranës gjatë ditës së nesërme do të pushtohet nga ballokumi tradicional i ditës së verës. Bashkia e Tiranës, ashtu si çdo vit, do të organizojë festime të shumta, duke nisur që nga karaoket e deri tek panairi i bizneseve shqiptare. Kështu festa për bashkinë e Tiranës do të nisë zyrtarisht në orën 10:00, për t’u zhvendosur më pas në rrugën pedonale “Murat Toptani”, një rrugë që tashmë është kthyer në simbol të panaireve të ndryshme, ku do të organizohet edhe “Panairi i Produkteve Shqiptare”, një panair që do të bashkojë biznese të të gjitha trevave Shqiptare, Kosova, Mal i Zi, Maqedoni, Presheva e Shqipëria. Ndërsa në lulishten “3 vëllezërit Frashëri” do të jetë një hapësirë për nxënësit e liceut artistik “Jordan Misja” dhe do të shoqërohet me muzikë rrok. Sigurisht si çdo vit, kësaj feste pagane nuk i mungojnë as personazhet fëmijë. Pikërisht për këtë arsye, bashkia e Tiranës do të sjellë këtë vit, në parkun “Rinia” një shfaqje tërësisht për fëmijët, nga animatorë profesionistë. Të gjitha lojërat do të shoqërohen me shfaqjen teatrore të QKT “Shkopi magjik” dhe me performancën artistike të fëmijëve të talentuar të qendrës “TEN”. Ndërsa gjatë mesditës, kur edhe kjo festë mendohet të arrijë kulmin në sheshin “Nënë Tereza” do të organizohet një karaoke gjigante ku nuk do të mungojmë emrat e dashur të muzikës shqiptare. Në këtë karioke do të kenë mundësi të gjithë që të ngjiten në skenë dhe të këndojnë vargjet e preferuara.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës