TiranaFanZone për Kampionatin Botëror, një muaj festë ne sheshin ‘Skënderbej’

TiranaFanZone për Kampionatin Botëror, një muaj festë ne sheshin ‘Skënderbej’

TiranaFanZone në 'Euro 2016'

Pas suksesit të dy viteve më parë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, rikthehet sërish TiranaFanZone. Kësaj here jo në sheshin “Nënë Tereza” por në sheshin e ri “Skënderbej”. Nga data14 Qershor kur nis Kampionati Botëror i Futbollit deri në përfundim të tij, më datë 15 Korrik, sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një hapësirë ku qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi që nëpërmjet një ekrani gjigant të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Por jo vetëm kaq, pasi TiranaFanZone do të jetë dhe një hapësirë argëtimi ku të apasionuar pas sportit të futbollit, basketbollit apo volejbollit do të kenë mundësi edhe ta ushtrojnë atë. Për këtë qëllim në shesh do vendosen edhe disa fusha sportive, ku qytetarë të ndryshëm do mund të zhvillojnë ndeshjet e tyre në basketboll në formatin 3x3 dhe 5x5, volejboll dhe futboll në rërë.

Ndaj nëse ke një skuadër tënden në këto lloj sportesh mund që ta regjistrosh atë deri në datën 10 qershor online në: www.tiranafanzone.com.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë