TIRANË – Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pak para mesnatës së të martës, pasi kishte grabitur një sasi parash në një dyqan në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet. Pas vënien në pranga në flagrancë rreth orës 23:30, policia zbuloi se 19-vjeçari Aleksandër Mema banues në Bathore është autor edhe i 10 vjedhjeve me dhunë. 

Arrestimi i tij u realizua nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet, ndërsa mësohet se 19-vjeçari i realizonte vjedhjet i maskuar me një kapuç.

Policia arrestoi edhe një tjetër 19-vjeçar, Jashar Selimaj, gjithashtu nga Bathorja, pasi ka pasur dijeni për vjedhjen dhe nuk e ka kallëzuar në polici.

Ditët kur janë kryer vjedhjet nga 19-vjeçari Aleksandër Mema
Më datë 30.01.2015 
Më datë 01.02.2015
Më datë 05.02.2015
Më datë 06.02.2015
Më datë 06.02.2015
Më datë 11.02.2015 
Më datë 13.02.2015
Më datë 15.02.2015 
Më datë 15.02.2015 
Më datë 15.02.2015
Më datë 16.02.2015

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Berat, arrestohen 3 të rinj, vidhnin banesa në fshatra

Ndërkohë në Berat u arrestuan për vjedhje banesah tre të rinj.
Eklant Dushku, 21 vjec, banues ne fshatin Gorican
Taulant Toska, 26 vjec, banues ne fshatin Syzes
Emanuel Bizhoti, 21 vjec, banues ne fshatin Syzes
Te tre keta persona akuzohen për vjedhjen e banesës së shtetasit F.T, në fshatin Syzesë. Por të arrestuarit dyshohet të jenë autor të disa vjedhjeve të tjera në fshatra të rrethit te Beratit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)