TIRANE-Një 14-vjeçare është larguar nga banesa prej ditës së djeshme ndërsa nuk është kthyer duke alarmuar familjen. Nëna e 14-vjeçares ka bërë denoncimin në polici për largimin e vajzës, ndërsa blutë kanë filluar kërkimet për gjetjen e minorenes.
“Më datë 29.11.2018, A. Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj e B. Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë.

Komente

