Policia rrugore e Tiranës, ka bërë bilancin e javës së fundit lidhur me të arrestuarit dhe masat ndëshkimore për shkelësit e rregullave të qarkullimit.
Mësohet se nga data 29 janar deri më sot (4 shkurt), 19 persona janë arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa janë vendosur në total 9657 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.
“-19 persona janë arrestuar për vepra penale në qarkullimin rrugor, duke përfshirë raste të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe për korupsion aktiv.
-9657 masa administrative janë vendosur për shkelje të ndryshme, duke përfshirë parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar”- njofton policia.
Gjithashtu 42 shoferëve u janë pezulluar lejet e drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë si dhe janë bllokuar 15 automjete për mungesë dokumentacionesh dhe mos shlyerje të masave administrative.
Kontrolli mjeteve ne menyra primitive, ka police te korruptuar, kontrolli duhet te behet me radare elektronik si funksionon ne BE
Përgjigju