TIRANE - Një 19 vjeçare është vetëplagosur me armën e shërbimit të të fejuarit të saj, i cili është efektiv garde.
 
Rexhina Beja, 19 vjeçe nga Vlora është vetëplagosur në banesën e saj në lagjen Kombinat. Sipas të dhënave nga policia e reja ka një plumb në bark, i cili ka hyrë dhe ka dalë.
 
Vajza është dërguar në spitalin e traumës. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.”
 
I fejuari i saj efektiv i gardës është identifikuar si  Azem liman Huna 28 vjeç me origjinë nga Dibra banonte në Tiranë.


Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)