TIRANË - Rreth 20 banorë kanë nisur sot grevën e urisë me pretendimin se ndërtuesi i pallatit i ka mashtruar ata duke u marrë shtëpitë për të ndërtuar një pallat që mbeti përgjysmë.
 
Banorët kërcënojnë se nuk do të zbresin nga tarraca e pallatit 9-katësh derisa të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre.
 
Banorëve në këmbim të tokës që kanë dhënë u është premtuar nga ndërtuesi Bert Kushe se do të merrnin banesa e dyqane e po ashtu do t’u paguhej edhe qiraja deri në përfundimin e pallatit.
 
Ata i bëjnë apel organeve që të marrin masa për të zgjidhur situatën pasi prej më shumë se një viti ndërtuesi nuk u ka paguar atyre as qiratë e shtëpive e sot ata kanë mbetur jashtë. Le të ndjekim se çfarë thonë banorët që kanë nisur sot protestën.

"Sot është e fundit dhe ne do të gdhihemi disa ditë deri sa të marë zgjidhje, absolutisht këtu do rrimë," - thotë një banor.
"Kam 6 vjet. Në 2009 kam dhënë lekët, i kam me dokumenta, i kam me letra, lekët i kam në bankë të gjitha. Unë du lekët dhe nuk lëviz që këtu. Unë o deo vdes këtu o do mjapi lekët ai," - thotë një tjetër banore.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)