TIRANË - Një plagosje më armë zjarri tip AK-47 ose kallashnikov ndodhi pasditen e sotme në qendër të Kamzës.

I plagosur ka mbetur shtetasi Sabri Abazi i moshës 25 vjeç.

Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar autorin e plagosjes shtetasin Shefki Elezi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të momentit mes të dy personave në një lokal në Kamzë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)