TIRANË-Ndalohet nga policia për korrupsion Miratim Mezini 34 vjeç, administrator i një shoqërie punësimi.
Mezini është ndaluar, pasi i ka marrë 320 euro një personi, pasi e ka pajisur me certifikatë trajnimi për përfundimin e kursit profesional, ndërkohë që nuk i është nënshtruar testimit teorik dhe praktik.
Nga hetimet e kryera rezulton se certifikata e lëshuar nuk është pasqyruar në regjistrat e amzës, ndërsa janë sekuestruar; 70 certifikata kursi profesional dhe 2 regjistra amze për të hetuar nëse ka raste të tjera.
Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale " Korrupsion pasiv në sektorin privat " dhe " Fallsifikimi i dokumentave ", parashikuar nga nenet 164/b dhe 186 të Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com