TIRANE – Katër pesona të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë në zonën e Paskuqanit, pas mesnate.
 
Autorët nuk kanë mundur të marrin dot as para as sende të tjera me vlerë pasi janë pikasur nga i zoti i shtëpisë dhe janë larguar.
 
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se banesa u përket prindërve të një emigranti në Angli.
 
Policia ka ngritur postblloqe për të kapur personat e përfshirë në tentativën e grabitjes si dhe kanë nisur hetimet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)