TIRANE Përplasja e stekave të bilardos ka qenë motivi i sherrit të ndodhur mbrëmë gati një orë para mesnatës së të mërkurës në zonën e Kinostudios. Sherri më pas u përshkallëzua në grushte deri dhe në përdorimin e automatikut, duke shkaktuar plagosjen e 4 të rinjve, 2 prej tyre në gjëndje të rëndë. Policia njoftoi sot paradite për arrestimin e 2 autorëve. Të plagosurit janë Erald Bani, 21 vjeç, Oltion Shehu, 25 vjeç, Ardit Buxheli, 18 vjeç, Eldi Skadrina 25 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në pranga përfunduan Bilbil Krasniqi dhe Gentian Luga.

SHERRI
Konflikti ndodhi rreth orës 22. 40 minuta, në ambientet e Pike llotto e bilardo  në rrugën “Aleksandër Moisiu” pranë komisariatit numër 4 në Tiranë. Sipas policisë Bilbil Mehemt Krasniqi dhe Gentian Luga në gjëndje të dehur kanë qënë duke luajtur bilardo. Pikërisht përplasja e fortë e stekave ka shërbyer si shkak për t’u grindur me djalin e pronarit të bilardos shtetasin Erald Bani, i cili më pas i ka kërkuar autorëve të dalin jashtë.
Fillimisht autorët janë konfliktuar me grushta e sende të forta. Më pas janë rikthyer sërisht më armë zjarri automatike duke qëlluar në drejtim të 4 të rinjve. Aktualisht në gjëndje të rëndë shëndetësore ndodhen Eldi Skadrina dhe Erald Bani.

DY TE PLAGOSUR RENDE, SEKUESTROHET AUTOMATIKU
Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spital Ushtarak. Në gjëndje të rëndë është djali I pronarit të bilardos, Erald Bani 21 vjeç, dhe Eldi Skadrina 25 vjeç. Pas veprimeve hetimore u krye dhe arrestimi i të dyshuarve si autorë të vrasjes. Të arrestuarit janë Bilbil Mehemt Krasniqi, 36 vjec, e Gentian Bashkim Luga, 27 vjec, të dy banues nëTiranë dhe të proceduar më parë penalisht.
Në vëndngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri si dhe disa gezhoja. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, vepër e parashikuar nga neni 79/ë të Kodit Penal.



(im/sg/shqiptarja.com)