Tiranë, 5.4 vjet burg Kupës për
armë pa leje, u arratis nga burgu grek

TIRANE -  Gjykata e Tiranës dënoi sot me 5 e vite e 4 muaj burg për amrëmbajtje pa leje, Ilir Kupën, shqiptarin e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi, dhe që aktualisht ndodhet në burgun 302 në kryeqytet.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata vendosi ta dënojë të shumëkërkuarin në Greqi, për akuzën e armëmbajtjes pa leje, e cila ju gjet në çantë gjatë arrestimit të tij, në 29 janar të këtij viti pranë kthesës së Kasharit.
 
Para togave të zeza Kupa ka kërkuar sot t’i jepet liria: “Kërkoj nga gjykata të më japë mundësinë të rri pranë fëmijëve në liri pasi dua të rris dy fëmijët. Shteti grek më ka burgosur vëllain dhe babain padrejtësisht”, mësohet të jetë shprehur Kupa.
 
Ai tha se armën e mbante nga frika se policia greke do ta vriste gjatë kohës që ai ishte në arrati për gati 10 muaj. Ai tha se pas aratisjes nga burgu grek hyri në Shqipëri përmes Sarandës.
 
Ilir Kupa bashkë me disa të dënuar të tjerë shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikalasë në mars të vitit 2013. Kupa ishte sëbashku me Marjan Kolën, i cili konsiderohej “koka” e grupit, kur ky i fundit u vra nga policia greke më 21 korrik 2013 pranë fshatit Vrosina të Sulit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj