TIRANE- Një 50 vjeçar ndërroi jetë në spitalin e traumës mbrëmjen e sotme pas përplasjes nga një makinë tip fuoristradë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes (1 nentor) para ish hotel Dajtit në bulevardin ''Dëshmorët e kombit''.

Mësohet se personi, identiteti i të cilit ende nuk behet i ditur po ecte me biçikletë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit’’ kur ndodhi përplasja fatale e cila  i kushtoi jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin e drejtuesit të mjetit tip fuoristradë, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


aksidenti
(Ne foto:Vendi ku ndodhi aksidenti)

Redaksia online
(d.d/a.ç/shqiptarja.com)