Tiranë-Dy vëllezër në Tiranë kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me thikë nga një 51 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha”.
Agim dhe Agron Karafili ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije se autori, aktualisht edhe fqinji i vëllezërve, janë konfiktuar për arsye banale.
"Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit Agim Karafili, 51 vjeç dhe Agron Karafili, 57 vjeç(vëllëzër), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale", informoi sot policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.