TIRANE -  Një sasi eksplozivi C4 është gjetur në automjetin e një shtetasi shqiptar i cili sapo ishte kthyer nga Italia, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes” pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. 28 vjeçari Fation Vrapi teksa ishte duke hipur në automjetin e tij ka konstatuar lëndën plasëse dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Njësia antieksploziv e policisë së Tiranës evakuuoi zonën dhe arriti të çmontojë lëndën eksplozive nga mjeti tip “Alfa Romeo” me targa AA 601 FP. Eksplozivi ishte vendosur pa detonator, çka lë dyshime se autori kishte për qëllim vetëm të trembte 28 vjeçarin Vrapi dhe jo të kryente një atentat ndaj tij.

Mësohet se automejti ka qëndruar përreth një orë i parkuar në këtë zonë, fare prane së cilës ndodhet edhe komisariati nr. 2. Banorët jashtë kamerave thonë se Fatjon Vrapi nuk ishte banor në këtë lagje.
makina qe dyshohet me eksploziv
​(Në foto: Automjeti tip "Alfa Romeo" ku u gjet e vendosur lënda eksplozive)