TIRANË- Një 61-vjeçar nga Burreli u paraqit në QSUT ditën e sotme rreth orës 08:30 me nënën e tij, e cila kishte nevojë për shërbim mjekësor. Por, 61-vjeçari ndërsa shoqëronte nënën e tij, përfundoi edhe vetë në spitalin e Traumës. Ai është rrëzuar nga kati i dytë i QSUT teksa pinte cigare në dritare.
Luan Hima ka rënë nga kati i dytë, pasi ka rrëshqitur gjatë kohës që po pinte cigare në dritare. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, dhe po trajtohet në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në kokë dhe tek gjymtyrët.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Report Tv solli edhe video nga ambientet e spitalit, ku dallohet se 61-vjeçari nga kati i dytë i QSUT ka rënë mbi tendë.