Tiranë, 7 plumba Bledar Balliut
Vdes në Spitalin Ushtarak

Tiranë, 7 plumba Bledar Balliut <br />Vdes në Spitalin Ushtarak
TIRANË – Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 pranë lokalit “Colosseum 2”, në afërsi të shkollës Petro Nini në kryeqytet, kur Bledar Balliu është goditur për vdekje.

Shtatë plumbat që ka marrë në trup kanë rezultuar fatale dhe Balliu ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ishte dërguar me urgjencë.

Balliu u përfol si autori i vrasjes së Aleksandër Koliçit, ndodhur pak kohë më parë, që të dy nga qyteti i Fierit. Ai edhe u ndalua nga policia por akuza nuk iu provua asnjëherë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Trump, Orban synojnë të drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare

Trump, Orban synojnë të drejtojnë lëvizjen konservatore ndërkombëtare