TIRANË - Katër persona kanë marrë peng një të ri dhe e kanë detyruar të nënshkruajë një kontratë noteriale për dhënien e një makine, me qëllim shlyerjen e një borxhi prej 500 eurosh.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia ka vënë në pranga një person, në lidhje me këtë ngjarje, e një vajzë është nën hetim në gjendje të lirë.
 
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se, mbrëmë, efektivët e komisariati numër 4, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Nuredin Dumanit, 27 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për tentativë vjedhje, si dhe kanë filluar proçedimin e penal në gjendje të lirë për një femër me inicialet K. Baho.
 
Hetimi ndaj tyre, ka nisur pasi mesditën e djeshme në rrugën “Muhamet Deliu” në afërsi të zonës së Freskut në Tiranë, bashkë edhe me dy persona të tjerë, dyshohet se kanë rrëmbyer me forcë Bledar Keta-n, 18 vjeç, të cilën e kanë qëlluar me mjete të forta dhe ma pas e ka marrë forcërisht në automjetin tip “Benz” me targa AA 477 CT, duke e dërguar në Shijak në një noter.
 
Policia ka bërë të ditur se, autorët, e kanë detyruar forcërisht 18-vjeçarin Keta të nënshkruajë një akt noterial, për shitjen e një automjeti dhe më pas e kanë lënë të lirë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Nuredini ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se, Bledar Keta i kishte 500 Euro borxh dhe për këtë qëllim do i merrte makinën.

Për dy bashkëpunëtorët e tjerë është bërë shpallja në kërkim e tyre, ndërkohë që është bërë e mundur arrestimi i mënjehërshëm i Nuredin Dumanit. Dosja me materialet proceduriale do t’i referohet Prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)