Tiranë/ Afera CEZ-DIA, rrëzohet rekursi i Kastriot Ismailaj në Gjykatën e Lartë, lihet në fuqi vendimi i Apelit

TIRANË - Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Më datë 8 maj të vitit 2018, Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.

Ismailaj u dënua për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.

Aso kohe, ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim të cilën nuk e kishte kryer.

Lidhur me vendimin e Apelit të Tiranës, Ismailaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u rrezua nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Valbon Çekrezi.

Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu i Fierit më datë 7 shtator të vitit 2023, pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit të tij.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI