TIRANE - Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm tek ura e Lanës tek ish parku Rinia, pranë kompleksit Taivani.
 
Një taksie e bardhë tip benz me targa TR 996 B ka përplasur një mjet tjetër tip benz A Clas me targa AA 156 EY , i cili është përmbysur. Si pasojë e aksidentit u plagosën dy drejtuesit e mjeteve.

Të dy të plagosurit janë dërguar për në Sitalin Ushtarak.  Drejtuesja e mjetit tip benz ka marrë shembje në trup.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ne foto.

Besjan Malo/shqiptarja.com