TIRANE- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aktidenti tek rrethrrotullimi i Doganës, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë. Në aksident u përfshinë dy mjete dhe një karrotrec.
 
Karrotreci ka goditur një mjet Benz dhe ky i fundit ka përplasur një makinë tjetër.
 
Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, për të normalizuar situatën dhe për të zhbllokuar trafikun.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)