TIRANE - Aksi kryesor i njohur si kryqëzimi i Yzberishtit në kryeqytetet, që lidh dy unazat e Tiranës, atë të madhen me unazën e brendshme, është përballur sot me një trafik të rënduar për afro 45 minuta që nga ora 8:00.

Shkak është bërë një aksident në kryqëzimin e rrugës hyrëse nga Kombinati për në Tiranë, ku një motorçikletë, e drejtuar nga Romeo Kuka, është përplasur me një veturë "Skoda" me targa greke.

Kuka është dërguar në spital dhe, pas ndihmës së parë mjekësore, është jashtë rrezikut, ndërsa problemet e shkaktuara nga ky aksident kanë irrituar së shumti qytetarët e tjerë, që kanë pritur gjatë në trafik.

Për të normalizuar trafikun janë angazhuar mbi 6 policë, ndërsa karrotreci nuk ka ardhur për të spostuar mjetet e aksidentuara e për të liruar trafikun.
 

aksident me motor
(Foto nga aksidenti i sotshëm tek kthesa e Yzberishtit)

aksident me motor
(Foto nga aksidenti i sotshëm tek kthesa e Yzberishtit)( a.ç)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)