Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 në bulevardin “Gjergj Fishta” një mjet tip “Benz”, ngjyrë gri me portobagazh ka përplasur për vdekje 47-vjeçaren P. B. Dhe është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje policia dhe ambulanca e cila ka transportuar në spital 47-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Ndërkohë që grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Informacion paraprak.

Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton:

Në Bulevardin "Gjergj Fishta" , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.

Er.K/Shqiptarja.com