TIRANË - Një aksident me plagosjen e një këmbësori ka ndodhur në Bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë, ndërsa autori i ngjarjes është vënë në pranga rreth 30 minuta në pas.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se, një makinë tip Golf me traga TR 7868 l ka përplasur një kalimtar të moshës 56 vjeç.

Ky i fundit është dërguat i plagosur rëndë në spital.

Pas ngjarjes, policia ishte vënë në ndjekje të shoferit dhe e ka ndaluar autorin e dyshuar të aksidentin në Kinostudio.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)