TIRANE - Një aksioni i gjerë është zhvilluar mbrëmjen e së shtunë në kryeqytet për kontrollimin e lokaleve dhe pub-ve të natës të cilët shkaktojnë zhurmë akustike në zonat më të populluara të Tiranës.
Efektivë të policisë së komisariatit nr. 2 të mbështetur nga njësia “Shqiponja” dhe policia rrugore kanë arrestuar dy persona të cilët do të procedohen në gjendje të lirë për kundërshtim të urdhrit të policisë si edhe 10 të tjerë për verifikim në komisariatin nr.2.
A1 Report ka ndjekur nga afër aksionin e policisë, ku siç shikohet edhe nga pamjet, ndër personat e shoqëruar, janë edhe femra, kryesisht, balerina.

Aksioni është shtrirë në pikat kryesore të Tiranës, dhe me konkretisht në zonën e ish Bllokut, në sheshin "Wilson" dhe në zonën e Tiranës së Re. Pasi kanë mbaruar me kontrollimin e bareve të natës, efektivët e policisë kanë kontrolluar edhe kazinotë, ku edhe këtu ka pasur persona të shoqëruar në komisariat.

Aksioni ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe, ku janë zhvilluar kontrolle ndaj automjeteve luksoze. Sipas policisë, ky nuk do të jetë një aksion por do të jetë një vazhdimësi për të normalizuar situatën e jetës së natës në kryeqytet, ku shpesh herë ka pasur edhe ngjarje të rënda.

/Shqiptarja.com

VIDEO