TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar në ditën e katërt të tij aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Ditën e sotme mësohet se aksioni i INUK është përqëndruar në rrugën “Qemal Stafa”.

Sipas INUK aksioni i ndërmarrë ka për qëllim prishjen e disa objekteve për lirimin e një lulishteje me sipërfaqe 1000 metër katrorë. Siç thekson INUK aksioni është i për qëndruar njëkohësisht edhe në ndërhyrjet e lirimin e hapësirave publike edhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë katër ditëve aksion në kryeqytet, janë prishur në total rreth 90 objekte. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)