TIRANË- Ka rezultuar fals alarmi për bombë në shkollën e mesme “Qemal Stafa” në Tiranë. Pas kontrolleve të ushtruara nga ana e policisë dhe forcat xheneriere të cilët mbërritën ne vendngjarje, alarmi rezultoi i rremë.
 
Alarmi është dhënë rreth orës 11:00 nga një telefonatë anonime në numrin 129 të Policisë. Në drejtim të shkollës “Qemal Stafa” kanë shkuar forca të shumta policie, dhe bashkë me njësinë antieksploziv, kontrolluan ambientet e shkollës me aparaturat dhe qentë antieksploziv, dhe zbuluan se alarmi ishte fals.
 
Policia evakuoi evakuar nxënësit dhe mesuesit nga godina e shkollës. Ndërsa bëhet me dije se në telefonatën anonine është dalluar një zë mashkulli, që dukej se ishte adoleshent.
 
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe identifikimin e personit që njoftoi për bombë në ambientet e shkollës, gjë që rezultoi e pavërtetë.

alarm bombe qema stafa me logo
(Në foto: Hyrja e gjimazit "Qemal Stafa" e rrethuar me kordon policie pas alarmit për bombë. Foto të tjera)

qemal stafa alarm bombe me logo
(Në foto: Nxënësit dhe mësuesit e evakuuar jashtë ambienteve të gjimnazit.  Foto të tjera )

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)