TIRANE - Dy celularë të vendosur në kroskotin e automjetit Benz AClass të ish drejtorit të Poliklinkës numër 10, tashmë mjek patolog i kësaj klinike Sinan Manjani, kanë alarmuar policinë e Tiranës. 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e të premtes në oborrin e poliklinikës. 

Ndoshta I trëmbur nga ngjarjet e fundit të shpërthimeve me celular, mjeku ka sinjalizuar policinë të vinte dhe të kontrollonte automjetin. 

Policia izoloi zonën e oborrit të poliklinikës, por pas verifikimeve nuk rezultoi të kishte prani të lëndëve plasësse apo të rrezikshme, apo lidhje të cëlularëve me ndonjë send të dyshimtë. 

alarm me bombe ne tirane

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)