TIRANË - Ministria e Shëndetësisë ka anuluar sot ekzekutimin e vendimit për të mbyllur tregun ushqimor tek ish-Uzina Dinamo.
Ajo i ka lënë kohë shoqërisë Dinamo SH.A, për të kryer rikonstruksione për përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.
Për këtë do të jetë vendimtar një riinspektim dhe raport i Inspektoriatit Sanitar mbi cilësinë e kushteve të tregtimit.
Në datën 22 gusht u krye një inspektim, i cili konstatoi kushte të papërshtatshme higjienike në kapanonin B të këtij tregu, më i madhi i fruta-perimeve në Tiranë.
Ndërkohë, dy ditë më parë, policia bashkiake tentoi të mbyllë tregun në orë të vona të mbrëmjes, por hasi në protestën edhe fizike të tregtarëve dhe u detyrua që pas 2-3 orësh protestë t'i lejojë të punojnë si zakonisht..
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Uzina Dinamo", përleshje mes tregtarëve dhe policëve