Tre persona janë arrestuar në Tiranë gjatë operacionit policor të koduar “Penaliteti”.

Në pranga kanë rënë dy persona të shpallur në kërkim për krime ekonomike, në raste të ndryshme dhe që nuk lidhen me njëri-tjetrin.

Në pranga ranë Z.Sh. (Rr.) 35 vjeç dhe M.V. 34 vjeç. I pari, me precedent penal jashtë vendit për krime ekonomike dhe krime kundër personit, ka qenë në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë në disa banesa dhe subjekte.

I dyti, person me precedent penal për vjedhje, dyshohet se gjatë muajit shtator 2025, ka vjedhur xhirot ditore në 2 biznese, në njërin prej të cilëve, ishte i punësuar.

Ndërsa i arrestuari i tretë është një 43-vjeçar me iniciale J.Xh. i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje, pasi ndaj tij ka masë sigurie “arrest në burg”.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar për krime ekonomike.

Të dy të ndaluarit, shtetas me precedentë penal.

Gjithashtu, vihet në pranga 1 shtetas i kërkuar për dhunë në familje.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i kontrolleve periodike dhe atyre të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin “Penaliteti”, në kuadër të të cilit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Z. Sh.(Rr.), 35 vjeç (me precedent jashtë vendit, për krime ekonomike dhe krime kundër personit), pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe subjekte;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, M. V., 34 vjeç (me precedent për vjedhje), pasi gjatë muajit shtator 2025, dyshohet se ka vjedhur xhirot ditore në 2 subjekte (në njërin prej të cilëve, ishte i punësuar);

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Xh., 43 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.