TIRANË – Një 24-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë kufitare në aeroportin e Rinasit. Mësohet se pas kontrollit të çantave 24-vjeçarit Blerim Ballabani i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se 24-vjeçari do të udhëtonte drejt Italisë me destinacion Milanon.

Të njëjtat burime konfirmojnë se arma e zjarrit që Ballabani e kishte fshehur në valixhe është evidentuar pas kontrollit me skaner.

24- vjeçari Blerim Ballabani tashmë do të përballet me akuzën e trafik ndërkombëtar të armëve dhe armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)