TIRANË – Një 25-vjeçar i identifikuar si Xhejson Bregu, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ngacmoi seksualisht 2 vajza. 

Ai ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare. Në pamje tregohet momenti kur ngacmon vajzën nga Kenia në parkingun e një qendre tregtare dhe ikën me vrap.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.