Tiranë, arrestohet taksisti, akuzohet se i mori me dhunë klientit një shumë parash dhe 2 telefona

Tiranë, arrestohet taksisti, akuzohet se i mori me dhunë klientit një shumë parash dhe 2 telefona

Foto ilustruese

Tirane- Një 26 vjeçar i cili punonte si taksit është arrestuar pasi akuzohet se grabiti klientin e tij.

Arrestimi Andrea Papës u krye pas denoncimit të një 20 vjeçari i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular.

Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, (21 dhjetor) ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë  shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar, informoi sot policia e Tiranës.

Papa akuzohet për “Vjedhje me dhunë”. Operacioni u kodua "Night'

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask