Tiranë, arrestohet 33-vjeçari
tentoi të mbysë gruan me çarçaf

Tiranë, arrestohet 33-vjeçari<br />tentoi të mbysë gruan me çarçaf
TIRANE - I nxitur nga xhelozia dhunon bashkëshorten e tij dhe më pas tenton që ta mbysë atë me çarçaf duke i lënë dëmtime në pjesën e qafës. Kjo është ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në kryeqytet. Armando Kapa, 33 vjeç lindur në Fier dhe banues në Tiranë, në ambientet e banesës në rrugën “Dritan Hoxha” tentoi të mbysë bashkëshorten e tij R. Kapa 27 vjeç. Kjo ngjarje mësohet që ka ndodhur për motive xhelozie. Çfiti i bashkëshortëve Kapa një muaj më parë kanë pasur një debat të fortë mes tyre, saqë komshinjtë janë detyruar që të lajmërojnë policinë.

Pas, mbërritjes së policisë në banesën e tyre, kanë gjetur çiftin duke u grindur dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Por, gruaja nuk ka dashur që të bëjë denoncim ndaj bashkëshortit dhe janë pajtuar, duke e falur atë në komisariat. Në atë kohë, 33-vjeçari ka thënë se nuk do të ushtrojë më dhunë ndaj saj dhe se problemet mes tyre do të zgjidheshin. Por duke parë që rastet e dhunës dhe vrasjeve brenda familjes po shtohen çdo ditë policia ka qenë në vëzhgim të banesës së çiftit Kapa.

Ata gjithashtu kanë kontaktuar me komshinjtë e çiftit, të cilët i kanë thënë se nëse do të dëgjonin zhurmë në banesën e tyre, do të lajmëronin menjëherë policinë. Por, nuk kaluan shumë ditë dhe konfliktet mes çiftit filluan sërisht. Mëngjesin e së shtunë, 33-vjeçari ka ushtruar sërisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar që ta mbysë atë. Ndërkohë që mes tyre ka nisur debati, ka qenë komshiu i tyre ai i cili ka lajmëruar policinë, duke i thënë që çifti po dëgjonin zhurmë dhe sherre mes çiftit.

Pas telefonatës së fqinjit në banesën e familjes Kapa menjëherë ka mbërritur policia, të cilët kanë kapur në flagrancë 33-vjeçarin me çarçaf në dorë. Policia e Tiranës e ka arrestuar dje bashkëshortin e dhunshëm, i cili pranoi se kishte ushtruar dhunë dhe më pas kishte tentuar që ta mbyste bashkëshorten e tij R. Kapa me çarçafin e lidhur rreth qafës. 33-vjeçri ka akuzuar gruan e tij R. Kapa për këtë që ndodhi pasi sipas tij 27-vjeçarja nuk po sillej siç duhet. Ndërsa, 27-vjeçarja ka dëshmuar se bashkëshorti i saj Armando ishte tepër xheloz dhe për këtë arsye konfiktet mes tyre ishin të vazhdueshme.

Për shtetasen R. Kapa është plotësuar menjëherë urdhëri i mbrojtjes për në Gjykatë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Dhunës në familje”, parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal. Sipas policisë, 33-vjeçari Armando Kapa është një person i dënuar edhe më parë për plagosje të rëndë. Ai në kushtet e dehjes, ka plagosur shokun e tij duke e goditur me një mjet të rrezikshëm. 33-vjeçarit i kaloi ekzekutimi për një periudhë prove prej 2 (dy) vjet, të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos frekuentojë lokale apo ambiente ku konsumohet pije alkoolike, të mos shoqërohet me persona të dënuar si edhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës