Policia e Tiranës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasin Besnik Hoti, pasi ky i fundit ka aksidentuar për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar.
Ngjarja, sipas burimeve policore, ka ndodhur në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme, kur shtetasi Besnik Ramadan Hoti, 43 vjeç banues në Yrshek Kashar, ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, tip "Benz", me targa TR 5536 U, në rrugën dytësore, ku ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili sapo ka mbërritur në Qendrën Spitalore Tiranë, ka gjetur vdekjen.
Policia me të marrë informacionin ka nisur menjëherë hetimet, duke realizuar edhe arrestimin në flagrancë të 43-vjeçarit në orën 3:30 të mëngjesit të së martës.
Policia e kryeqytetit gjithashtu njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm në liqenin artificial të Tiranës është mbytur një shtetas i seksit mashkull. Në njoftimin e Policisë lexohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6.15 tek "Diga e Liqenit Artificial", ku është mbytur një shtetas rreth moshës 50-vjeç, i seksit mashkull ende i paidentifikuar. Aktualisht grupi hetimor po kryhen veprimet.
Policia e Tiranës njofton edhe për arrestimin dhe shoqërimin e mbi 10-të personave të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi ose me doza alkooli më të larta se e lejuara, pra 0.5%./ATSH/
/Shqiptarja.com