Trafik droge në Itali, arrestohet në Tiranë ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar sot me qëllim ekstradimi në Itali, 43-vjeçaren Manjola Prifti, banuese në Tiranë. Prifti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Manjola Prifti është një personazh jo pak i njohur, pasi ka qenë bashkëshortja e Mirit të Xhikës (Fatmir Rama) i vrarë në Tiranë nga një atentat 15 vjet më parë në ambientet e "Kartodromit", biznesit në pronësi të tij në Lundër. Miri i Xhikes ka qenë një prej kokave të trafikut të drogave të forta nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE.

Aktivitetin e paligjshëm, Fatmir Rama, sipas autoriteteve italiane, e kryente në bashkëpunim me bashkëshorten Manjola Prifti. Çifti, paratë e drogës të fituara në Itali dhe vende të tjera i investoi në biznese në Tiranë. Pas vrasjes së Mirit të Xhikes, e gjithë pasuria kapitale dhe monetare, i kaloi bashkëshortes së tij Manjola Prifti, e cila disa vite më parë ndërtoi në fshatin Vaqarr edhe diskotekën "Doberman Club" në të cilën ishte pronare e vetme e saj.

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Sipas drejtësisë italiane, fitimet e nxjerra nga aktiviteti kriminal, Manjola Prifti i ka investuar duke ligjëruar ato në biznese të ndryshme. 

Atentati/Si u vra Miri i Xhikes
Vrasja e "Mirit të Xhikes" ka ndodhur më 29 mars të vitit 2003, të kompleksi "Kartodrom", në zonën e Lundrës. Mbrëmjen e kësaj dite, Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes, ishte nën shoqërinë e katër personave të tjerë në një nga tavolinat e kompleksit. Në këtë kohë, një breshëri arme zjarri është "derdhur" mbi këtë tavolinë.

Për pasojë, u vranë tre persona, mes të cilëve edhe Fatmir Rama. Për këtë ngjarje prokuroria akuzoi drejpërdrejt të arrestuarin Lavdërim Tufa. Analiza gjenetike krahasuese e ADN-së së Lavdërim Tufës dhe një njolle gjak-pështymë të gjendur në një kapuç pranë vendit të ngjarjes, i ndau në dy grupe, me konkluzione të ndryshme, ekspertët e përcaktuar nga gjykata.

Tre prej tyre arritën në përfundimin se mbetjet e ADN-së nuk përputhen me ADN-në e të akuzuarit Tufa. Pavarësisht kësaj gjykata e Tiranës, pak kohë më parë vendosi të dënojë me 20 vite burg Lavdërim Tufën. Ky i fundit nga momenti i arrestimit ka kundërshtuar, duke pretenduar se ai nuk është autor i vrasjes së Fatmir Ramës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë