TIRANË - Një person nga Kruja i dënuar ne mungese për trafikim të lëndëve plasësë u arrestua nga policia e Tiranës. Erald Bami kërkohej nga Policia e Durrësit pasi ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për "trafikim lëndësh plasëse apo radioaktive".
Bami është shpallur në kërkim në prill të vitit 2014 gjatë operacionit të koduar “detonatori” të sektorit për Trafiqet ku janë sekuestruar 100 kallëpe tritol dhe janë arrestuar Enis Mullaj, Dorjan Picorri, Rejdi Ndreu dhe Sajmir Ajazi.

Arrestimi në 2014
Sektori Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë, kishin nisur një hetim një mujor në ngarkim të disa personave që trafikonin lëndë plasëse në Krujë. Grupi kriminal ishte nën hetim për veprimtarinë që përfshin edhe shpërthimet e mëparshme të ndodhura në territoret e stacionit të policisë dhe Bashkisë së Fushë-Krujës.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan Dorjan Picorri 28 vjeç, Sajmir Ajazi 34 vjeç, Redi Ndreu dhe Evis Mullaj 31 vjeç, të katërt nga Kruja dhe me banim të përkohshëm në Tiranë. Policia e Durrësit tha se anëtarët e këtij grupi kriminal dyshohen si autorë të mundshëm edhe të shpërthimeve të ndodhura në Stacionin e Policisë së Fushë-Krujës.
Ndërkohë, materialet procedurale të këtij grupi i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive në bashkëpunim”.
Tri shpërthime në postën e policisë
Posta e policisë së Fushë-Krujës ka qenë objekt sulmi me tritol 3 herë gjatë vitit 2014. Shpërthimi i parë ka ndodhur më 20 janar 2014 ku janë dëmtuar rëndë dy automjete të parkuara në oborr, por edhe të xhamave të godinës policore, si dhe disa objekteve aty pranë. Shpërthimi i dytë ndodhi më 2 shkurt 2014, ku një sasi eksplozivi është hedhur dhe ka shpërthyer në oborrin e rajonit policor. Shpërthimi ndodhi rreth 3-4 metra larg godinës, ndërkohë që sasia e eksplozivit ishte hedhur mbi një nga automjetet e parkuara.
Në atë kohë, i dëmtuar mbeti një automjet Golf me targa DR 3472 C, i bllokuar pasi drejtuesi i tij u arrestua në flagrancë më 12 nëntor 2013, për veprën penale të “drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”. Ndërsa shpërthimi i tretë ka ndodhur më 18 prill 2014, ku nga shpërthimi u dëmtua porta e stacionit policor dhe disa mjete të cilat ndodheshin të parkuara aty pranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com