TIRANË- Nuk i pagoi punëtorëve që shtruan pllakat e trotuarëve në kompleksin e vilave “Rolling Hills” paratë për punën e kryer arrestohet biznesmeni 52 vjecar Telha Bici.
Prangosja e Bicit është bërë nga policia e Tiranës pasi gjykata e shkallës së parë me vendimin 704 datë 8 mars 2016 e ka dënuar atë me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale të mashtrimit.
ReportTv ka siguruar një kopje të këtij vendimi ku rezulton se Bici ka mashtruar duke mospaguar në total 350 mijë lekë punëtorëve që shtruan pllakat në këtë komples përkatësisht, S.Mucës 180 mijë lekë, H.Dervishit 120 mijë lekë dhe E.Sulës 50 mijë lekë.
Tre ustallarët kanë punuar në këtë kompleks përgjatë vitit 2015 ndërsa rezulton se biznesmeni Telha Bici ka humbur cdo kontakt me ta duke i fikur dhe telefonin ndërsa pas vendimit i është fshehur policisë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com