Tiranë, arrestohet "hacker"-i
18-vjeçar, sulmonte institucionet
ALBANIA HACKER GROUP

Tiranë, arrestohet 18-vjeçar, sulmonte institucionet
ALBANIA HACKER GROUP ">
TIRANE - Në Shqipëri, “hackerat” janë shfaqur në më shumë se një dekadë, ndërsa së fundmi, shumë të rinj, sulmin ndaj rrjeteve kompjuterike apo futjen në të dhënat personale të personave dhe kompanive e kryejnë sa përzbavitje, aq edhe për të përfituar materialisht.

Pas një operacioni të koduar AHG, uniformat blu të kryeqytetit kanë mundur të arrestojnë 18-vjeçarin Jurgen Masati, i cili sipas policisë, është anëtar i grupit “Albania Hacker Group” dhe njihet me emrin e koduar “Zero Wizard”.
 
Sipas bluve të kryeqytetit, “Albania Hacker Group” dyshohet se kanë kryer sulmin kibernetik kundër serverave të grupit mediatik “Top Media” (Televizioni Top-Channal, Digitalb, ABC- Neës etj), si dhe sulmin kibernetik të një numri të konsiderueshem të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve dhe faqeve të shteteve tw tjera si Serbi e Greqi. 

ÇFARE ESHTE “ALBANIA HACKER GROUP”?
 
Me një vëzhgim të thjeshtë, ky grup, në faqen e tij zyrtare në Facebook me 4 651 fansa deklaron se përbëhet nga tre anëtarë. Po në të njëjtën faqe, më 30 qershor të këtij viti njëri nga tre djemtë “hacker” njofton për fansat e tij se policia shqiptare dhe “CyberCrime Albania”, jane vënë në ndjekje të antarëve të ish grupit AHG Crew !

Mesazhi mbyllet me një këshillw për “hackerat”: Kujdes djema, mos lini asnjë gjurmë në PC.”

Duke vazhduar me mesazhin, poseduesi i faqes, njofton se “një nga anëtarët e AHG është zbuluar dhe është në kërkim dhe i janw sekuestruar pajisjet elektronike. Kini kujdes të gjithë, sepse është operacion që përfshin kapjen e më shumw se 5 vetave.”

Operacioni i Sektorit të Krimeve Kompjuterike është duke vazhduar; pritet dhe ndalimi i anëtarëve të tjerë të grupit pas arrestimit të Masatit, i cili për blutë ka dëshmuar të dhëna të rëndësishme mbi veprimtarinë e paligjshme të “Albania Hacker Group”.

albania hackers
(Në foto: Faqja në facebook e hakerave)

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?