TIRANË, 5 Janar/ATSH/- Policia e Shtetit bën me dije sot, nëpërmjet një njoftimi për mediat se Policia e Qarkut Tiranë ka kapur të kërkuarin, Adrian Tartari, i dënuar nga Gjykata me 3 vjet burgim për veprën penale të mashtrimit.
"Ditën e sotme, nga Seksioni i Kërkimit u arrit kapja e të kërkuarit Adrian Viktor Tartari, 53 vjec, banues në Tiranë", thuhet në deklaratën për mediat të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit shpjegon se "Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me vendimin penal Nr.499 të datës 30.03.2010, me 3 vjet burgim për veprën penale të mashtrimit"./i.v//a.ke/












