/ATSH/ - Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcat e Posaçme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër arritën të kapin pas
5 ditë vëzhgimesh, të shumëkërkuarin Denis Arrila, 28 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Komuna Rrethina Shkodër.

Ai dyshohet të jetë autori i vrajses së ndodhur në datë 05.11.2014, në hyrje të fshatit Doraç Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi I.H., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Burime të Minsitrisë së Brendshme theksojnë se Arrila u kap në zonën e Brrylit, në Tiranë.